🇦🇱  🦅 🇦🇱  Kupa Pavarsia 2022  🇦🇱 🦅 🇦🇱

Ka filluar nga sot Kupa Pavaresia 2022 ne Durres per femijet e grupmoshave 9 vjec, 11 vjec, 13 vjec dhe vajzat nen sloganin “Festojme se bashku” .

Organizim i Shoqata Vllaznimi ne bashkepunim me Federata Shqiptare Futbollit ne vitin e 10-te ka mbledhur ne Durres ekipet e femijeve te vegjel nga te gjithe trojet shqipfolese per te festuar ne Durres festat kombetare.

Ekipe nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Presheva, Mali i Zi u mblodhen ne Durres me ftese nga Shoqata Vllaznimi me president z. Gashi.

Presidenti Shoqata Vllaznimi z. Gashi ne fjalen e tij pershendeti te gjithe te pranishmit dhe i uroj te gjithe per festat kombetare.

Ekipet zhvilluan sot ndeshjet e para, ku si qellim ishte argetimi dhe njohja e femijeve me njeri – tjetrin.

Perpara fillimit te ndeshjeve sportive u zhvillua ceremonia hapese e Kupa Pavaresia 2022 ku himni kombetar u kendua nga te gjithe te pranishmit. Kenge e valle te trevave te ndryshme ku femijet djem dhe vajza kercyen se bashku.

Fusha i perket femijeve te vegjel te cilet zhvilluan lojera shume te bukura dhe treguan nje nivel loje te kenaqshem.

Festojme se bashku!

🇦🇱  🦅   🇦🇱  Kupa Pavarsia 2022 Durres-Shqiperi  🇦🇱  🦅   🇦🇱

 

About Post Author