Ai eshte ideatori i turneut nderkombetar per grupmoshat e reja.Pasioni per sportin i kishte shperthyer qe ne moshe te re.Ky pasion, qe kishte qene pjese e shpirtit te tij, mbeti vlere e pandashme e aktivitetit te perhershem sportiv, e gjithe karrieres se tij qe kishte marre nisje qe ne moshen 8-vjecare me grupmoshat e Kf. Teuta deri ne moshen 18- vjecare.Pas perfundimit te studimeve ,ky njeri me shpirt sportiv do te angazhohet si arbiter futbolli prane FSHF-se ne vitet 1987-2007.
Idriz Gashi ky emer emblematik do te ushtroje profesionin e arbitrit te futbollit ne Shqiperi me nje perkushtim te jashtezakonshem,ne Kategorine e Pare dhe Superiore dhe njekohesisht trajner i licensuar nga UEFA.Ushtron profesionin e tij si profesor i edukimit fizik prane Kolegjit ‘Turgut Ozal’ ne Durres.Vazhdon te jete vezhgues prane FSHF-se,themelues dhe njekohesisht drejtor i shoqates sportive ‘Vllaznimi ‘. Idriz Gashi pas arbitrimit disa vjecar qe mbetet nje shembull i perkushtimit ,korrektesise dhe profesionalizmit do te vazhdoje si vezhgues prane FSHF-se, duke qene perseri prane futbollit dhe sportit,prane atyre frymezimeve te cilat kishin marre jete qe ne moshe te re.Pikerisht ne kete pune,ai vazhdon te mbetet si mesues i madh per edukimin e gjeneratave te arbitrave.Puna si vezhgues eshte nje kerkese e FSHF-se qe nderlidhet me figuren reflektuese te tij,me gjithe ato vlera profesionale, te cilat lidhen ngushte ne trajektoren e tij si arbiter.
Ky pasion i madh per sportin e futbollit i kishte dhene hov idese per te zhvilluar nje turne nderkombetar per grupmoshat e reja qe mund te konsiderohet si nje veper jetesore ne karrieren e ngjeshur te tij.Ky turne mbetet nje ngjarje madhore, qe lidhet me frymen sportive dhe te perkushtuar te arbitrit Idriz Gashi.

