Ishte nje deshire e ekipeve nga trojet mbare shqiptare qe festen e flamurit kombetar shqipetar ta festonim se bashku. Nje  kenaqesi qe femijet e trojeve mbare shqiptare te festonin se bashku dhe te bashkuar,  nje enderr e te pareve te tyre qe sot u be realitet. Per kete qellim Shoqata Vllaznimi mori si angazhim te organizoje aktivitetin “Kupa Pavaresia” ne Durres.

Kupa Pavaresia nje organizim i Shoqata Vllaznimi ne nder te festave kombetare te Shqiperise eshte kthyer ne tradite ne Durres. Organizuar ne nder te 100 vjetorit te Pavarsise se Shqiperise ku presidenti i Shoqata Vllaznimi z. Idriz Gashi mblodhi ne Durres ekipe te femijeve te moshave 9 vjecare, 11 vjecare,  13 vjecare dhe vajzat pa kufizim moshe.

Ekipet pjesmarrese ne kete organizim te Shoqata Vllaznimi ne bashkepunim me FSHF ishin nga Durresi, Tirana, Prishtina, Malisheva, Suhareka, Ferizaj, Peja, Gjakova, Gjilani, Klina, Prizreni, Presheva,  Gostivari, Kumanova, Struga, Kercova, Tetova, Bujanovci.

Qellimi i ketij organizimi eshte qe te gjithe femijet shqipetar nga trojet shqipfolese te bashkohen te luajne, zbaviten, te njihen e te festojne se bashku festen e flamurit ne Durres.

About Post Author