Gjate vizitave te shumta ne Kosove,Maqedoni e Serbi, ne biseda mes miqsh kishte lindur idea per te zhvilluar nje aktivitet sportiv futbollistik qe do te tubonte te rinjte tek ‘Nena Shqiperi’,frymen e futbollit dhe te miqesise nga te gjitha trojet shqipfolese.Kjo ide erdhi natyrshem , pa sforcime, njesoj sic vijne gjerat e mira nga biseda te gjata me qellime te mira.Gjithcka ishte gati per tu realizuar, nderkohe qe ishte marre drita jeshile nga miqte dhe bashkepunetoret e devotshem te kesaj ngjarje sportive, e cila per vite me rradhe do te reflektoje frymen sportive fillimisht brenda shqipetareve dhe me pas nderkombetare.Turneu i Durresit ne futboll padyshim do te lidhet me nje emer , qe do te vendose gjithe karrieren e tij dhe gjithe kapacitetin e tij njerezor ne funksion te fillimit dhe mbarevajtjes se kesaj ngjarje sportive.
Z.Hysen Gashi ish kampion ne sportin e mundjes dhe dashamires i thekur i sportit ne teresi , ish kryetar i komunes Rrashbull do te vendose te gjithe qenien e tij per ta cuar perpara kete ide,kete mission human per shoqerine dhe njohje te ndersjellte. Kjo ide i dedikohet ketij njeriu dhe kesaj komune sepse ishin te paret qe ju pergjigjen idese perbashkuese sportive nga te gjitha trojet shqipetare.Kur gjithcka ishte gati Shoqata ‘Vllaznimi’ u shnderrua ne ure qe lidh futbollin shqipetar nga te gjitha viset. Emri i kesaj shoqate mbetet pjese e histories se ketij turneu,simbol i lidhjes dhe i bashkimit te shqipetareve ne futboll. Ajo qe dukej si nje enderr tashme kishte marre rrugen e vet, ishte shnderruar ne nje horizont bashkepunimi mes ekipeve te moshave ane e mbane trojeve shqipetare.
Ne turneun e pare do merrnin pjese 18 ekipe nga trevat shqipetare dhe me kete nisi te marre jete njeri nder turnete me te vjeter ne futboll qe do te jete jo vetem ne funksion te sportit , frymes sportive por edhe ne funksion te njohjes mes njerezve per te qene prane njeri tjetrit pas nje periudhe te gjate te mungeses se komunikimit.Ky turne me kalimin e viteve do te marre fizionomine e plote te nje ngjarje sportive qe do te bashkoje sportistet e vegjel jo vetem shqipetare , por edhe sportiste nga rajonet e Europes.

