Federata Shqipetare Futbollit ne bashkepunim me Shoqata Vllaznimi dhe Shoqata Rajonale Futbollit Durres organizojne ne qytetin e Durresit ” KUPA PAVARESIA 2025″

 

Shoqata Vllaznimi ne bashkepunim me FSHF dhe Shoqata Rajonale Durres organizon Turneun e futbollit per femije ne nder te festave kombetare ne qytetin e Durresit ne datat 28-30.11.2025.

Turne i kthyer tashme ne tradite ben se bashku ne Durres femije e te rritur nen moton TE FESTOJME SE BASHKU.

Ky organizim qe ka si qellim te bashkoje femjet nga te gjitha trevat shqipfolese ne Durres, femije te moshave 9-11-13 vjec ne emocionet e bukura te lojes se futbollit.

Shoqata Vllaznimi fton te gjithe ekipet e moshave nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Presheva qe kane deshire per te festuar se bashku te marrin pjese ne kete organizim festiv ne qytetin e Durresit.

Ju mirepresim!

TE FESTOJME SE BASHKU

 

About Post Author